Flash News

KRYESORE

Lista/ Ministria e Arsimit: Datat kur rinis mësimi në shkolla

Lista/ Ministria e Arsimit: Datat kur rinis mësimi në shkolla

Ministria e Arsimit njofton rinisjen e procesit mësimor ditën e martë, 5 dhjetor në disa shkolla ndërkohë që disa shkolla do të nisin mësim ditën e mërkurë në datën 6 dhjetor.

Ministrja njofton se ditën e martë, datë 05.12.2017 rifillojnë procesin mësimor këto shkolla:

– Shkolla 9-vjecare Gjysylkane (Pezë, TIRANË QARK)

– Kopshti Ndroq (Ndroq, TIRANË QARK)

– Shkolla Dritas (Nj. Adm. Zall Herr, TIRANË QARK)

– Shkolla Niko Hoxha (Valias, TIRANË QARK)

– Xhevit Fetahu (Levan, FIER)

– Bocove (Levan, FIER)

– Pishe (Levan, FIER)

– Cikli i Ulet Çerven (Frakull, FIER)

– Cikli i Ulet Kashisht (Frakull, FIER)

– Kafil Malaj (Bishan, Novoselë, VLORË)

– Loni Mone (Poro, Njësia Novoselë, VLORË)

– Qeriba Derri (Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)

– Sadik Zotaj (Ramicë, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)

Ditën e mërkurë, datë 06.12.2017 do të rifillojë procesi mësimor në shkollat:

– Thoma Sema (Levan, FIER)

– Rakip Kryeziu (Bashkia Fier, FIER)

– Ismail Qemali (Fitore, Novoselë, VLORË)

Mësimi në këto shkolla ishte ndrëprerë për shkak të përmbytjeve.

Të fundit