Flash News

KRYESORE

Lista për shkarkimin e Bashës/ Përgënjeshtrimi i radhës: Spekulim, s'kam firmosur

Lista për shkarkimin e Bashës/ Përgënjeshtrimi i

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Ilir Krosi, ishte ndër figurat që firmosën shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD, pasi ky i fundit ngriu funksionet drejtuese në këtë parti.

Në një reagim në Facebook, Krosi mohon të ketë nënshkruar ndonjë kërkesë kundër Bashës, ndërsa i ofron mbështetje kryetarit demokrat në detyrë.

"Vetem nga mediat dhe telefonatat e miqve u njoha me nje deklarate-kerkese te hartuar dhe nenshkruar nga disa personalitete prane PDSH, ku renditej aty edhe emri im si nenshkrues i kesaje deklarate. Ne fakt nuk kam firmosur asnje deklarate apo kerkese per shkarkim apo doreheqje te z. L. Basha, pas humbjes se zgjedhjeve te 25 Qershorit 2017. Kush aludon dhe spekullon mbi kete te pa vertete, te me provoje te kunderten ( firmen, sms, audio etj.). Une pershendes qendrimin e mbremshem te z. Basha per doreheqje me rikandidim te tije, mbeshtes nisjen e procedurave per te kaluar ne zgjedhjet per kryetarin e PDSH pas nje analize te thelluar per shkakun e humbjes ne keto zgjedhje, etj., dhe garantimit te nje gare te barabarte, demokratike, te ndershme dhe statutore per zgjedhjen apo rizgjedhjen e kryetarit te PDSH per vitet ne vijim", shkruan ish-kryebashkiaku i Dibrës, Ilir Krosi.

Të fundit