Lista: Zidane i habit të gjithë, lë 4 titullarë jashtë ekipi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka publikuar listën e ekipit të tij për ndeshjen e radhës kundër Unionistas de Salamaca që do të luhet të mërkurën, prej orës 21:00.

Numri një i stolit ka lënë pushim 4 nga yjet e skuadrës. Sergio Ramos nuk është grumbulluar, ashtu si Toni Kroos dhe Luka Modric në mesfushë, ndërsa francezi ka lënë pushim Rodrygon në sulm.

Janë rikthyer me skuadrën James, Isco, Benzema, Bale dhe Brahim që kishin probleme nga dëmtimet. Të gjithë pritet të luajnë nesër, për të rifutur në ritmin e ndeshjeve dhe kjo ndeshje Kupe është e duhura për diçka të tillë.

https://twitter.com/realmadrid/status/1219638805017366529?s=20