Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Listat 100% të hapura dhe koalicionet, zbardhen përgjigjet e ekspertëve për Gjiknurin
Zbardhen përgjigjet e ekspertëve të Këshillit Politik për Damin Gjiknurin, përfaqësuesin e PS në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.
Përgjigja e ekspertëve duket si i hap rrugë nismës së mazhorancës për ndryshime kushtetuese, pasi sipas tyre gara me listë unike nuk pengon dy ose më shumë parti politike që të regjistrojnë kandidatët siç ka deklaruar deri tani opozita e bashkuar.
Përgjigja e plotë:
1) A pengojnë apo lejojnë amendamentet kushtetuese që ndodhen në procedurë parlamentare hapjen 100% të listave ?
Amendamentet kushtetuese modifikojnë dy nene të Kushtetutës: nenin 64, i cili është dispozita kushtetuese që rregullon sistemin zgjedhor, si dhe nenin 68, i cili është dispozita kushtetuese që rregullon kandidimin si deputet.
Pyetja e mësipërme, përgjigjen e gjen kryesisht tek formulimi i amendamentit të nenit 64. Në pikën 3 të këtij amendamenti shkruhet:
“3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”
Dispozita sanksionon të drejtën e zgjedhësit për të dhënë votë parapëlqyese, autorizon ligjin zgjedhor që të normojë kriteret dhe rregullat për masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes, si dhe vendos kushtin që mekanizmi i votimit parapëlqyes të veprojë mbi jo më pak se dy të tretën e listës së kandidatëve.
Përdorimi në tekstin e kësaj pike i fjalëve “jo më pak se” i jep kushtit formatin e një detyrimi minimal. Çdo shifër më e lartë se dy të tretat është në përputhje me formulimin e amendamentit kusjhtetues. Çdo shifër më e ulët se dy të tretat është në kundërshtim me të. Në rastin konkret shifra që analizohet është shifra tre të tretat (e shprehur në pyetje si përqindje: 100%).Shifra tre të tretat përfshihet në kushtin e amendamentit dhe përbën nivelin më të lartë të tij.
Amendamentet kushtetuese nuk trajtojnë modalitetet (kriteret dhe rregullat), por autorizojnë ligjin zgjedhor të merret me to.Ky autorizim përsëritet edhe në amendamentin e nenit 68, sipas të cilit “Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.Të dyja këto autorizime kompletojnë nevojën për rregullimin e plotë të mekanizimit, si për ato elementë që kanë lidhje me momentin e regjistrimit të kandidatëve, ashtu dhe për ato elementë që kanë lidhje me momentin e shpërndarjes së mandateve.
2) A lejojnë amendamentet kushtetuese koalicionet apo i pengojnë ato ?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të sillen në vëmendje dy gjëra të rëndësishme:
- a) dallimi sintaksor midis nenit 68 në fuqi, amendamentit të tij sipas nismës dhe amendamentit të tij sipas kompromisit të arritur;
- b) diskutimi rreth çështjes së koalicioneve gjatë debatit kushtetues në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve.
Formulimi i nenit 68 në fuqi përfshin “koalicionet zgjedhore të partive politike” si subjekte që kanë të drejtë të paraqesin kandidatë. Formulimi i amendamenteve sipas nismës ka hequr termin “koalicione zgjedhore të partive politike” nga lista e subjekteve që kanë të drejtë të paraqesin kandidatë, si dhe ka shtuar fjalinë “Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore” si fjali të dytë të pikës 1 të nenit. Formulimi i amendamenteve sipas kompromisit të arritur në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionin e Ligjeve ka hequr fjalinë “Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore”.
Këto modifikime kanë shkaktuar debat dhe keqkuptime në opinionin publik. Në diskutimet brenda Këshillit Politik dyshimi për ndalimin e mundshëm të koalicioneve parazgjedhore është mbështetur në dy argumenta:
- Heqja e fjalëve “koalicione zgjedhore të partive politike” nga lista e subjekteve që regjistrojnë kandidatë sipas nenit 68 do të thotë, se nuk ka më bazë kushtetuese për parashikimin e tyre në ligjin zgjedhor;
- Relacioni shoqërues i projektligjit flet qartazi për ndalim të koalicioneve parazgjedhore, duke zbuluar kështu qëllimin që ndiqet me amendamentin.
Së pari:Në vlerësimin tonë “ometimi” nuk do të thotë automatikisht “ndalim”. Nëse do shihej kështu, atëherë do të konkludohej njëkohësisht se heqja e fjalëve “nuk lejohen koalicionet parazgjedhore” nga teksti i amendamentit fillestar do të thotë “lejim”. Në fakt as njera dhe as tjetra nuk janë automatikisht të vërteta.
Për të kuptuar efektin e dispozitës analiza duhet të bëhet më e plotë se kaq.
Dispozita ka një lëndë të përcaktuar qartë dhe kjo lëndë ka lidhje me regjistrimin e kandidatëve, jo me përcaktimin e subjekteve zgjedhore.Formulimi i dispozitës liston subjektet që lejohet të regjistrojnë kandidatë.Këto janë zgjedhësit dhe partitë politike. Një koalicion zgjedhor përbëhet nga dy ose më shumë parti politike. Në këndvështrim sintaksor, dispozita nuk pengon dy ose më shumë parti politike që të regjistrojnë kandidatë, d.m.th. nuk pengon një koalicion zgjedhor të regjistrojë kandidatë.
Sa kohë që “rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet” është ky ligj i cili mund të kufizojë ose zgjerojë listën e subjekteve regjistrues, nëpërmjet rregullave për regjistrimin. Pa marrë në konsideratë këto rregulla nuk mund të dilet në konkluzionin se nuk lejohen koalicionet të regjistrojnë kandidatë.
Së dyti: neni në fuqi nuk ka një dispozitë që trajton të drejtën e subjekteve konkurruese në garë për të formuar koalicione parazgjedhore. Formulimi i amendamentit sipas nismës “Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore” nuk është futur për të modifikuar një fjali të caktuar të nenit ekzistues. Ai amendament ishte amendament shtesë në tekstin e nenit dhe u rrëzua gjatë shqyrtimit dhe diskutimit në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionin e Ligjeve. Kjo do të thotë se ndalimi i koalicioneve parazgjedhore nuk e kaloi dot testin e vlerësimit. Me formulimin e kompromisit mund të thuhet se amendamentet kushtetuese nuk bëjnë vetë dhe as nuk urdhërojnë ndalimin e koalicioneve zgjedhore nga ligji.Deri në këtë pikë ku jemi dhe pa marrë në konsideratë amendamentet që mund t’i bëhen ligjit zgjedhor, nuk mund të pretendohet se amendamentet kushtetuese ndalojnë koalicionet parazgjedhore.
Sa i takon argumentit lidhur me Relacionin duhet thënë se relacioni ka vlerë kur bëhet interpretimi historik ose shkencor i një dispozite. Por po kaq vlerë ka dhe debati në Këshill, Komision dhe Kuvend. Relacioni është burim informacioni i barazvlefshëm dhe komplementar me procesverbalin e mbledhjes. Debati në Këshill dhe Komision lidhur me këtë çështje ofron referenca të plota për të mbështetur argumentin e mosndalimit të koalicioneve.Ai debatçoi në vendimin e kompromisit për të hequr fjalinë“nuk lejohen koalicionet parazgjedhore”.
Gjatë atij debati janë shprehur rezerva për formulën aktuale të koalicioneve, si përsa i përket përputhshmërisë së saj me votimin e hapur, ashtu dhe përsa i përket kushtetueshmërisë së saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38