Flash News

KRYESORE

"Listat e hapura 100%", Meta: E vetmja rrugë për vendosjen e parlamentarizmit

"Listat e hapura 100%", Meta: E vetmja rrugë për vendosjen e

Presidenti Ilir Meta është shprehur së fundmi se hapja e listave 100%, është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta gjithashtu thekson se sovraniteti i përket popullit dhe se, tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë”, shkruan Presidenti.

Postimi i plotë:

Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!

SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!

Të fundit