Flash News

KRYESORE

Listat e hapura, Balla: Asnjë nga opozitat nuk solli propozim konkret në tryezë

Listat e hapura, Balla: Asnjë nga opozitat nuk solli propozim konkret

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaron se as opozita e bashkuar dhe as opozita në parlament nuk ka sjellë propozime konkrete për listat e hapura 100%.

Duke folur në ‘Real Story’, Balla iu përgjigj pyetjes së analistit Agron Gjekmarkaj se pse PS nuk mori në konsideratë propozimin e dy opozitave për listat e hapura, para se Kodi i ri Zgjedhor të miratohej pa konsensus në Këshillin Politik.

Opozita e bashkuar dërgoi një draft ku kërkoi listat të hapura me renditje alfabetike, opozita parlamentare po ashtu kërkoi hapjen e listave 100%, ju negociuat me të dyja opozitat, por pse nuk morën variantin e dy opozitave?, tha Gjekmarkaj.

Në 5 qershor dakordësuam infrastrukturën e procesit zgjedhor. Kodi u miratua pa dakordësi me opozitën jashtëparlamentare. Asnjëra nga opozitat nuk ka sjellë propozim konkret, pra të bazuar në një sistem në tryezë”, u përgjigj Balla.

 

Të fundit