Flash News

KRYESORE

Liverpool arrin marrëveshjen me Shaqirin, sulmuesi pritet të luajë krah Mane e Salah

Liverpool arrin marrëveshjen me Shaqirin, sulmuesi pritet të

Sulmuesi shqiptar i kombëtares së  Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është shumë pranë kalimit tek Liverpool pasi ekipi i “Premier League” ka arritur marrëveshjen me Stoke City-n për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Sipas mediave vendase, Liverpooli ka rënë dakord të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së 26-vjeçarit, që besohet të jetë diku 13.75 milionë paund.

Këtë të premte do të kryhen edhe vizitat mjekësore dhe duke qenë se nuk pritet të zbulohet ndonjë problem shëndetësor, Shaqiri do të jetë blerja e tretë e klubit, pas Naby Keita dhe Fabinhon.

Shaqiri me Stroke City-n arriti të shënonte 18 gola në 100 ndeshje të zhvilluara.

Të fundit