Flash News

KRYESORE

Liverpool “heq dorë” nga Donnarumma, vë në shenjestër Strakoshën

Liverpool “heq dorë” nga Donnarumma, vë në

Ekipi i Liverpool, pas këmbënguljes për Donnarumma-n, duket se e ka kaluar vëmendjen tek portierit shqiptar i Lazio-s, Thomas Strakosha.

Sipas “Tuttomercatoweb”, “the reds” janë gati të ofrojnë 30 milionë euro për portierin shqiptar, i cili ka dhënë një performancë mjaft pozitive këtë sezon tek ekipi i kaltër.

Ndërkohë që marrëveshja është në hapat e parë, Lazio është i treguar i kujdesshëm me Taren që ka nisur punën për një zëvendësues të denjë të gardianit kuqezi.

Mediat italiane shkruajnë se Igli Tare ka hedhur sytë nga Iker Casillas, portieri legjendar i Realit të Madridit, i cili 3 vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Portos.

Por ndërkohë nuk ka asnjë konfirmim zyrtarë për këto lëvizje të mundshme.

Të fundit