Flash News

KRYESORE

Liverpool lëviz në merkato, blerja e parë zyrtarizohet sot

Liverpool lëviz në merkato, blerja e parë zyrtarizohet sot

Liverpool ka nxituar për të vepruar në merkato dhe sot pritet që lojtari më i ri i skuadrës së kuqe të kryejë vizitat mjekësore dhe të prezantohet. Ai është japonezi Takumi Minamino, i cili po bën një sezon fantastik me RB Salbzurg.

Autori i 5 golave në kampionat u bëri përshtypje drejtuesve të kuq dhe trajnerit Klopp në përballjen kundër tyre në Champions League.

Mediat angleze raportojnë për një akord tashmë të arritur në shifrën e 8 milionë paundëve. Minamino do të bashkohet me skuadrën e re më 1 janar. Kjo është lëvizja e parë e të kuqve në merkato.

Të fundit