Flash News

KRYESORE

Liverpool përmbys Tottenham-in, fiton United, Arsenali në krizë

Liverpool përmbys Tottenham-in, fiton United, Arsenali në krizë

Liverpool vijon të jetë skuadra për t'u mundur. Djemtë e Klopp kanë përmbysur Tottenhamin 2-1 në një ndeshje ku dominuan dhe shkëlqyen. Të kuqtë pësuan gol pas vetëm një minute pas rrjetës së Harry Kane, por morën shpejt kontrollin e lojës. Henderson dhe Salah shënuan golat e pëmbysjes dhe tashmë Liverpool ka 6 pikë më shumë se Manchester City ndjekës.

Manchester United, ndërkohë, fitoi 3-1 ndaj Norwich. "Djajtë e Kuq" treguan formë të mirë duke fituar ndeshjen e parë pas katër ndeshjeve pa fitore në kampionat. Ishte McTominay shënoi i pari, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Rashford dhe Martial. Dy të fundit humbën secili nga një penallti.

Arsenali është totalisht në krizë, sidomos pas barazimit 2-2 që mori sot me Crystal Palace. Pas dy golave të shpejtë të Sokratis dhe David Luizit, Crystal Palace përmbysi londinezët e Unai Emery me gola të Milivojevic dhe Ayew. Tekniku rrezikon stolin, sepse kjo situatë nuk i shkon për shtat një skuadre që do kualifikimin në Champions.

Të fundit