Flash News

KRYESORE

Liverpool-Roma dhuron spektakël, golat e Salah “çmendin” egjiptianët

Liverpool-Roma dhuron spektakël, golat e Salah “çmendin”

Përballja e gjysmëfinales së ‘Champions League’, Liverpool-Roma dhuroi mjaft spektakël në “Anfield Road”,  ku u shënuan 7 gola, dy prej të cilëve mbajnë emrin e egjiptianit Salah.

Suksesi i Salah nuk mund të mos ‘duartrokitej’ nga tifozët e tij egjiptian, të cilët janë ngritur në këmbë për super golat e tij.

Në një video që qarkullon në internet, duken mbështetësit egjiptianë të Salah mjaft të entuziasmuar që ngrihen në këmbë dhe bërtasin me eufori duke festuar golat e Salah.

Ndeshja mes Liverpool-it dhe Romës u mbyll me rezultatin 5-2 në favor të anglezëve, duke e bërë ndeshjen e kthimit shumë të vështirë për ekipin italian.

https://twitter.com/twitter/statuses/988894764685709313

Të fundit