Flash News

KRYESORE

Liverpool shkon në finalen e Botërorit me... sherrin e Klopp-it

Liverpool shkon në finalen e Botërorit me... sherrin e Klopp-it
Liverpool ka fituar gjysmëfinalen me Monterrey në Botërorin e klubeve. Sot skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi 2-1 në sekondat e fundit të ndeshjes, ku pati spektakël, tre gola, sherr të gjermanit Klopp me trajnerin kundërshtar dhe shumë emocione. Dje Liverpool nuk ka asnjë lojtar kryesor në Kupën e Ligës në Angli dhe humbi 5-0 përballë Aston Villa, por sot "Të kuqtë" kërkuan fitoren për të kaluar në finalen e Botërorit, sepse duan të shpallen edhe kampionë bote. Golat për skuadrën angleze i shënuan në fillim Keita dhe në sekondat e fundit sulmuesi brazilian Firmino. Rasti më interesant, përtej golave, sot ishte sherri i trajnerit Klopp me argjentinasin Antonio Ricardo. Ky i fundit po ankohej te gjyqtari i katërt dhe Klopp iu drejtua duke i thënë të mos fliste shumë. Argjentinasi u inatos edhe më shumë dhe përfundoi duke i thënë gjermanit se do të sqaroheshin pas ndeshjes.

Të fundit