Flash News

KRYESORE

Liverpool vuan ndaj West Ham-it, Salah e Mane shpëtojnë Klopp-in

Liverpool vuan ndaj West Ham-it, Salah e Mane shpëtojnë Klopp-in

Liverpool sot ishte pranë humbjes së paprecedent për këtë sezon në Premier League, por në fund ia doli të bënte atë me të cilën jemi mësuar tashmë, të fitonte.

West Ham bëri një qëndresë të madhe ndaj skuadrës së kuqe, por Liverpool ia arriti të fitonte 3-2 me shumë emocione për tifozët.

Wijnaldum shënoi i pari që në minutën e 9′ pas një gabimi të Fabianskit. Alisson pas 3 minutash i ktheu reston me një tjetër gabim dhe “Çekiçët” barazuan me Diop-in. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

45 minutat e dyta ishin edhe më emocionuese, sepse Liverpool bëri një përmbysje spektakolare. West Ham gjeti golin e dytë në të 54′ dhe u mendua se kaq ishte seria e ndeshjeve pa humbje e "Të kuqve", por jo. Salah shënoi në të 68′ pas një gafe skandaloze të Fabianskit dhe në të 81' shënoi edhe Mane.

Me këtë fitore, Liverpool vijon të jetë në krye të tabelës së klasifikimit në Premier League me 79 pikë

Të fundit