Flash News

KRYESORE

Llabani tregon kush solli dosjen e Dakos në Shqipëri. Vangjeli jep tjetër version për çështjen

Llabani tregon kush solli dosjen e Dakos në Shqipëri. Vangjeli jep

Gazetarja Anduena Llabni, e ftuar në “Opinion” u shpreh se dosjen e Vangjush Dakos në Shqipëri e ka sjellë EULEX.  

“EULEX ka sjellë një dosje ndaj tij, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht”, kështu u shpreh gazetarja. Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli shprehet se kjo çështje e kërkuar nga EULEX për grup të struktuaruar kriminal dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet.

“Diku nga llimi i Majit, është një çështje që ka gjashtë muaj që ndiqet. Skaji i segmentit është Prishtina dhe përfundon Durrësi, por edhe porti. Nuk është çështje primare ajo e zgjedhjeve. Ka të bëjë me problematika të ndryshme në Portin e Durrësit, të tjetërsimit të pronave dhe dyshime për marrëveshje me elementë kriminalë. Nuk ka një hetim direkt ndaj z.Dako, por ka dyshime të arsyeshme që kanë lindur në bazë të kontakteve të vazhdueshme që ai ka pasur me disa personazhe të tillë problematikë. Asgjë nuk është e konrmuar, ndoshta ka të bëjë me çështje traqesh të cilat përfundonin në Portin e Durrësit me krijim lehtësirash, veprimtari ekonomike etj. Di që në ditët në vijim, kam përshtypjen duke lluar që nga nesër e pasnesër do të ketë edhe fakte të tjera të cilat Basha do t’i vëjë në dispozicion të publikut. Ka një dosje të cilën unë do të isha shumë kureshtar të dija se si e ka siguruar”, ka deklaruar ndër të tjera analisti Lorenc Vangjeli.

Kujtojmë që ishte pikërisht kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ai i cili denoncoi sot se kryebashkiaku i  Durrësit është përgjuar dhe ka informacione nga shërbimet e huaja për një bandë që bën aktivitet kriminal dhe është përdorur për blerjen e votave në 25 qershor.

 

Të fundit