Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
Nuk besoj se ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe. Nuk besoj të ketë etimologji, ngaqë unë e mendoj onomatopeike, që ka për rrënjë fjalën "llak-llak", siç nuk di dhe shtrirjen e saj në dialekte, nëndialekte apo të folme. Fjala "llagabere" vetëm gramatikisht është femërore, po i referohet dhe shenon të dyja gjinitë (tani dhe tre a katër të rejat...majtisto-neoliberiste).
Llagabere, në të folmen time të Mirditës, i referohet një personi mashkull ose femer që nuk i pushon goja. Ka fjalën ose ligjërimin e vet për çdo argument, pavarësisht sa di apo sa thotë ai/ajo për argumentin. Llagaberja sapo ta hasësh, të zë rrugën e nuk të lëshon derisa të informojë për ç'ka ka ndodhur, por kryesisht me fantazinë e tij për ç'ka ka ndodhur, me versionin e tij të cilin me këmbëngulje kërkon të ta imponojë derisa t'i dorëzosh aprovimin me tundje koke, buzëqeshje aprovuese ose me pohim të vendosur, deri në lavdërimin "të lumtë ajo gojë...se ashtu si ti mendoj edhe unë..., qoftë për ta hequr qafet, qoftë për oportunizëm.
Çdo lagje (ka raste dhe shtëpi grup tavolinë) fshat, qytet, qark dhe shtet e komb ka llagaberen e vet. Llagaberja nuk zgjidhet, psh mblidhen llagaberet e zgjedhin të parin e tyre. Jo llagaberja vetëzgjidhet, sapo të zbardhë e bardha ditë. Dhe llap. Llap pa pushim. Edhe me vete, duke folur me ty që nuk je aty në rastin e dhënë.
Llagaberja gjendet kudo, në tavolina, në dasma, morte, furgonë, autobus, mbledhje, takime mitingje, në kishë, xhami, deri në foltoret legjislative dhe ekzekutive të shtetit. Llagaberja në tavolinë psh: e njohim të gjithë. Mundohemi t'i shmagemi ose t'i ikim duke sajuar lloj lloj punësh dhe urgjencash, po ik në ta mban. Llagaberja është diabolik, ta lexon ballin si fallxhorja vizat e dorës. Të mban aty, deri dhe përkrahu, duke të lavdëruar, ndoshta dhe me nënqeshje per pjesën tjetër të grupit.
Llagaberja ligjëron për këdo, për gjithçka, ka raste që mekanizmi i ligjërimit eshtë interesant, elegant, autoironik, sarkastik, prodhon batuta me të cilat ndoshta nuk qeshet, por veshtrimi i tij kërkon nga ti që ta dhurosh një të zgërdhime. Ndodh që llagaberes ia ka zënë gojën për pak sekonda shishja, gota ose luga dhe dikush nga grupi nis një argument psh matematik, llagaberja pa e përcjellë në ezofag materialin e gojës, të nxjerr përpara shuplakën si polici rrugor "latën" "stop". Ta merr argumentin. Argumentin tënd ia nënshtron mekanizmit të tij llagaberik, të sjell njëqind shembuj, nga thashethemnaja ose sajesa, sa ta pjerdh ty "Dekartin".
Këto punë i di ai, siç di për mjeksinë, u mban leksione mjekëve, pedagogëve, akademikëve, shkrimtarve, muratorëve, hidraulikëve, bujqve. Në fakt llagaberja si fjalë në semantikën e vet ka dispregjativen, ndaj dhe askush nuk e zë këtë fjalë në sy të bartësit të ketij shenjimi. Psh në Mirditë llagabere mund të jetë kushdo që nuk është prezent, po asnjë prej prezentëve, edhe sikur të jenë me shumicë aty duke të parë në kokërr të syrit. Llagaberja duke qënë një fjalë të paktën mbarëmirditase, ku "...në kuvend gjithkush ka rendin, kuvendo (pa rend) veç kur të përmendin..." është ligj mijëra vjeçar, mendo aty ku ky ligj nuk është njohur kurrë.
Çfarë pushteti dhe kontrolli mbi mendjet, deri dhe impulset tona, ka llagaberja me gjithë sinoniminë e vet kaq të pasur madje të begatë. Sepse asnjë nga ne të grupit, qoftë për koformizëm rrallëherë etik, për oportunizëm a mungesë kurajoje, mbasi nuk do ta gjesh solidaritetin e grupit, nuk i themi, pusho (edhe pa "mut-muti") të paktën për këtë argument të cilin më ka qëlluar ta di ma mirë se ti, ti nuk ke të drejtë. Konkluzivisht llagaberja është dhe do të jetë detyrimisht i pari i sofrës i grupit, dirigjenti i muhabetit, (tani dhe i rrjetit) deri i pari i pushtet-shtetit.
RROFTË llagaberja!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38