Flash News

KRYESORE

Llagami: Gjykata e Lartë do të jetë funksionale në shtator

Llagami: Gjykata e Lartë do të jetë funksionale në shtator

Gjykata e Lartë, e cila prej kohësh nuk është funksionale do t’i rikthehet punës në shtator.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.

“Prioriteti ynë kanë qenë kandidatët që do të shkojnë në Gjykatën e Lartë, në mënyrë që kandidatët të kenë integritetin për të cilën bëmë edhe reformën në drejtësi. Nuk mund ta ulim nivelin, të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar të cilët nuk kanë kaluar vetting-un”, tha Llagami, e cila shtoi se në vjeshtë do të ketë emërime të reja dhe se anëtarët do të vijnë nga jashtë sistemit gjyqësor.

Të fundit