Flash News

KRYESORE

Llalla i përgjigjet prerazi Xhafajt: Të vëmë para drejtësisë senatorët e krimit

Llalla i përgjigjet prerazi Xhafajt: Të vëmë para

Kryeprokurori Adriatik Llalla i është përgjigjur deklaratës së Fatmir Xhafajt, i cili u shpreh pak më herët se në Prokurori po përdoren njerëz pa kontribute politikisht.

Llalla u shpreh se është problem i Xhafajt nëse nuk është njohur me ndryshimet ligjore, dhe shtoi se detyra e prokurorisë është të hetojë krimin.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Xhafajt, por nuk kam arsye të mos besoj atë. Nëse Xhafaj nuk është i qartë për ndryshimet ligjore kjo është problematikë e tij. Prokuroria po ndjek në mënyrë të veçantë gjithë rastet. Situata është e acaruar. Kriminaliteti është i shpërndarë në mënyrë galopante në të gjithë vendin. Detyra ime është të hetojmë dhe personat që janë përgjegjës, të cilët punojnë në  institucionet shtetërore, dhe me mosveprimin e tyre s’kanë zbuluar autorët, dhe aq më tepër nëse vërtetohet se një pjesë e tyre mund të jenë bashkëpunëtorë. Detyra jonë është të hetojmë këto raste, të vëmë përpara drejtësisë 'senatorët'”, u shpreh Llalla, teksa shtoi se kriminaliteti është shpërndarë më shumë në Vlorë, Lushnje dhe Elbasan.

 

Të fundit