Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Lleshaj çon në gjykatë PD-në pas akuzave për tenderin për uniformat e policisë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të padisë në gjykatë Partinë Demokratike për akuzat e bëra për korrupsion në tenderin për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Ai nuk u mjaftua me përgënjeshtrimin që institucioni që ai drejton bëri për partinë opozitare.
Nr 1 i Ministrisë së Brendshme reagoi përmes një postimi ne rrjetin social Facebook ku paralajmëron se do ta çojë në Gjykatë PD-në për këtë çështje, ndërsa shumën financiare që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do ta çojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë.
Sipas Lleshajt “drejtuesit e PD-së vuajnë një krizë të thellë. Ata besojnë sinqerisht se kushdo që ka një pushtet vjedh, pasi ata vetë kanë vjedhur sa herë kanë patur një mundësi për ta bërë këtë.”
“Duke hedhur poshtë me neveri gënjeshtrat e turpshme që mbajnë logon e PD-së, më mbetet t’ju them autorëve të tyre:
1) Sandër Lleshaj nuk i përket farës tuaj.
2) Sandër Lleshaj ka dhe do të ketë vetëm një pasuri në jetën e tij: Nderin e tij, të familjes, të të parëve të tij dhe të Atdheut të tij.
3) Sado të ëndërroni, Sandër Lleshajn nuk do ta keni kurrë të ngjashëm me ju, as në vjedhje, as në vrasje dhe as në turpe të tjera.” shkroi ministri në Facebook.
Lleshaj i shikon akuzat si një përpjekje djallëzore për të ndërhyrë dhe ndikuar në një procedure publike dhe të hapur ndërkombëtare.
“PD do të duhet të mbrojë përpara një gjykate poshtërsitë me të cilat ka ndotur opinionin publik. Çdo shumë financiare, që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do të shkojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë” shkroi ministri.