Flash News

KRYESORE

Lleshaj komenton banderolën e FRPD dhe LRI: E turpshme dhe e trishtë. Nuk i mbijetoni ‘drejtësisë’

Lleshaj komenton banderolën e FRPD dhe LRI: E turpshme dhe e trishtë.

Të turpshme e ka konsideruar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, banderolën të shpalosur sot përpara Parlamentit nga të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së. “Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”, shkruhej në atë banderolë, që u përdor në kuadër të protestës simbolike kundër largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Por, ministri Lleshaj e ka përshkruar me këto fjalë: “Sot nuk pati protestë të Parlamenti si gjatë këtyre muajve, por një grup i vogël të rinjsh, në përpjekje për të qenë inovativë kishin vendosur një banderolë të turpshme.”

Sipas Lleshajt, kjo është një shenjë e trishtë e një grupi që frikësohet nga reforma në drejtësi.

“Është shenjë e trishtë i një grupi që krijon dëme në përpjekjet për të mbijetuar në kushtet e një reforme që e bën të vëshitirë për ata që kanë probleme”, tha ministri i Brendshëm.

Të fundit