Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
I ftuar në "Kjo javë" me Nisida Tufën në News 24, sot ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ndër të tjera, ministri komentoi punonjësen e OFL-së që mban syze të errëta dhe kapele gjatë konferencave për shtyp.
Lleshaj u shpreh duke thënë se ashtu është vendosur nga drejtuesit e operacionit:
"Ajo është një çështje që vendoset nga drejtuesit e operacionit. Dhe ka shumë çështje që ministri nuk duhet të merret. Unë personalisht nuk dua të merrem sepse ajo është një vajzë që bën detyrën e zëdhënëses. Punonjësit e njësive speciale duhet të jenë të mbrojtur."
Ndërsa pyetjes për polemikat që ka krijuara mbajtja e simboleve të Policisë nga një zëdhënëse e cila vetë nuk është pjesë e Policisë, ministri ka thënë se ajo është normale.
‘Nuk ka shkelje të ligjit sepse vajza nuk është e veshur me uniformë, por mban stemën dhe një kapele. Por nuk ka asgjë të keqe. Kushdo mund ta mbaje një simbol të Policisë së Shtetit. Kjo ndodh kudo në botë. Fëmijët i mbajnë në çantat e shkollës, i mbajnë dhe si stika’, u shpreh ministri.