Flash News

KRYESORE

Lleshaj mesazh "të fortëve" të botës së krimit: Nuk është vonë për pendim, tërhiquni

Lleshaj mesazh "të fortëve" të botës së

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për paketën "anti-KÇK" se pas miratimit të saj do të fillojë përshkallëzimi i luftës ndaj krimit.

Ai dha një mesazh nga reparti RENEA ku është trajnuar Njësia "OPERACIONI FORCA E LIGJIT", për klasën politike në vend dhe personat e përfshirë në botën e krimit.

“Korrigjoni sulmin e shënjestrave politike. Nuk mund të jetë policia objekt i sulmeve politike. Dhe një thirrje për atë që kanë humbur rrugën e ligjit; asnjëherë nuk është vonë për pendim. Tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar të ardhmen tuaj dhe të të afërmeve tuaj dhe fëmijëve tuaj. Kthjellohuni se keni përgjegjësi për vete dhe për ata që s’ju kanë borxh turpin. Është thjesht çështje kohë; udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq. Nëse sot, nesër.”

Të fundit