Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Sandër Lleshaj duket se ka vendosur t’i jap pamje ushtarake policisë shqiptare. Ministri i Brendshëm ka propozuar një ndryshim në ligj i cili u jep mundësi të gjithë ushtarakëve që mbajnë gradën “Major” dhe “Kapiten” mund të pranohen në Policinë e Shtetit.
Lajmin e ka bërë të ditur ‘shqiptarja.com” e cila thotë se pranimi i ushtarakëve do të bëhet pas marrëveshjes që do të kenë dy ministrat, ai i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes si dhe do të përcaktohen kuota të posaçme se sa do të jetë numri i ushtarakëve që do të pranohen në Polici çdo vit.
Fillimisht ushtarakët duhet të lirohen nga detyra dhe më pas do ti nënshtrohen një konkursi për tu pranuar në Polici.
Ushtarakët që kanë gradat “Major” dhe “Kapiten” janë të trajnuar për të hetuar dhe arrestuar kriminelët prandaj i plotësojnë kriteret për të punuar në polici, theksohet në relacionin që po përgatit Ministria e Brendshme, i cili më pas do të çohet për miratim në Parlament.