Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
“Lleshaj në Siri vetëm për foto”, nxehet Majko: Po, duhet të merrte një automatik dhe antiplumb si Chuck Norris
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko duket se nuk i ka kursyer dozat e ironisë kur gazetarët e kanë pyetur mbi angazhimin e shtetit shqiptar në riatdhesimin e shqiptarëve, kryesisht të miturve nga kampet në Siri.
Majko tha se nuk diskutohet për mungesë interesi, por eksperience, nisur nga fakti se një grup xhirimi nga televizioni A2 CNN ndodhet atje prej disa ditësh pas rastit të Alvin Berishës, i kthyer pak ditë më parë në Itali.
“Ishte një mësim i mirë administrativ edhe për diplomacinë, strukturat dhe Ministrinë e Brendshme. Këtu mund të diskutohet mungesë eksperiencë, por jo interesi. Sot që flasim Siria është shesh lufte. Ne mund të mbanim përgjegjësi për dikë që mund të humbiste jetën. Nuk po them që jeta e një gazetari kushton më pak apo më shumë, por ndonjëherë, burokracitë e institucioneve duhet të mësohen po që të jenë fleksibël sa gazetarët e guximshëm dhe të mos mbyllen nëpër zyra. Fakti që ministri ynë shkoi vetë në krye të aksionit për rastin e Alvinit”, tha Majko.
“Vetëm për fotografinë se në kamp nuk ka qenë...”, shton gazetarja, ndërsa Majko i është përgjigjur me ironi: Po, po, duhet të shkonte në kamp, të merrte një automatik, të merrte dhe një automatik dhe një antiplumb dhe ju të kënaqeshit nga filmi me Chuck Norris. Bravo i qoftë A2 që ka bërë këtë, ka sfiduar administratën shqiptare, por mos kërkoni që ministri të shkojë në kamp”, u shpreh Majko.