Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Lleshaj paralajmëron protestuesit: Maturia e policisë të mos merret për dobësi, s'do tolerohet
Gjatë përleshjes me protestuesit e Unazës së Re para parlamentit, janë plagosur 6 punonjës të policisë të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjeksore.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në spital, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të punonjesve të policisë.
Në deklaratën për media në dalje të spitalit Lleshaj ka shprehur mbeshtetjen për policët e plagosur dhe ka paralajmëruar protestuesit se kjo dhunë nuk ka për t’u toleruar.
“Këta policë, pa asnjë shkak po paguajnë një çmim të pamerituar. Kjo është policia e të gjithëve dhe kush ngre dorën ndaj saj, ngre dorën ndaj interesit publik. I bëj thirrje publike protestuesve të largohen nga dhuna dhe nga akte të papërgjegjshme dhe të mbështesin policinë. I shpreh policisë dhe familjarëve të të plagosurve mbeshtetjen time të plotë. Për ata që kanë guxuar të përballen me policinë, maturia e policisë sq shtetit të mos merret për dobësi pasi nuk ka për t’u toleruar “, u shpreh Lleshaj.