Lleshaj pas operacionit të shpëtimit të Alvin Berishës: Po, e përdorëm politikisht rastin e 11-vjeçarit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur mbi operacionin e shpëtimit të 11-vjeçarit, Alvin Berisha nga kampi sirian.

Duke folur në konferencën e mbajtur në Itali pas kthimit të vogëlushit në Romë nga Bejruti, Lleshaj tha se operacioni erdhi pas takimit të dy kryeministrave Rama –Conte.

Po ashtu, Lleshaj tha se ky operacion është përdorur politikisht.

“Në këtë operacion janë përfshirë ambasadat tona në Romë dhe Bejrut, dhe ambasada italiane në Bejrut, policia e dy vendeve tona, aspekti humanitar Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e kuqe. Autoritetet policore të Shqipërisë, kryqit kuq italian dhe ndërkombëtare dhe gjysmëhëna siriane, autoritete Libaneze që mbështetën në terren operacion.

Po, e përdorëm politikisht rastin për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni. Alvin Berisha është rast i trishtuar që të na tregojë se radikalizmi nuk janë opsionet që të jetojnë në shoqërinë tonë. Sfida e politikës është që raste të tilla të mos përsëriten dhe asnjë formë e dhunës të mos gjejë hapësirë në shoqërinë tonë”, tha Lleshaj.