Flash News

KRYESORE

Lleshaj për ndryshimet në ligj: Policia hap dyert për studentët ekselentë

Lleshaj për ndryshimet në ligj: Policia hap dyert për

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar sa i takon miratimit të ndryshimeve ligjore për Policinë e Shtetit.

Në një status në Twitter, Lleshaj thotë se policia e shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.

“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.

Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.

Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. #EkspertëTëRinjNëPolici”, shkruan Lleshaj.

Të fundit