Flash News

KRYESORE

Lleshaj: Po punojmë të marrim edhe fëmijët e tjerë nga Siria

Lleshaj: Po punojmë të marrim edhe fëmijët e tjerë nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se autoritetet shqiptare po punojnë që të tërheqin edhe fëmijët e tjerë nga Siria, ndërsa ata strehohen ën kampin famëkeq të Al Hol-it.

“Ne do të procedojmë me sukses. Në po punojmë fort, unë jam i angazhuar personalisht, e kam parë situatën në terren. Kur e kam parë këtë fëmijë, kur e kam prekur me dorë… Gjatë vizitës në Bejrut vlejti jashtëzakonisht shumë për mua për të lidhur kontakte. Kemi shpresë se shumë shpejt do të bëjmë një zgjidhje të këtij problemi.

Ne besojmë që ky kanal i ri, nga Bejruti, mund të funksionojë, kemi marrë disa garanci. Sigurisht që nuk punohet në një opsion. Shpresa ime personale, pas takimit që kam pasur në Liban mund ta përdorim për të tërhequr edhe të tjerët”, tha ministri Lleshaj në emisionin “Opinion”.

Të fundit