Flash News

KRYESORE

Lleshaj: Protestat po e pengojnë policinë që të luftojë krimin

Lleshaj: Protestat po e pengojnë policinë që të luftojë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar me një postim në Twitter porsa i përket protestës së sotme të zhvilluar para Parlamentit, dhe që më pas u zhvendos para Drejtorisë së Policisë.

Lleshaj shprehet se protestat që godasin deputetë, institucione dhe policë pengojnë policinë që të merret me detyrën e saj kryesore, që është lufta kundër krimit.

“Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.

Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Të fundit