Flash News

KRYESORE

Lleshaj tregon deri kur do e mbajë postin e ministrit të Brendshëm

Lleshaj tregon deri kur do e mbajë postin e ministrit të

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka befasuar sërish lidhur me karrierën e tij politike në PS, pas deklaratës së bujshme se nuk do të vijonte të mbante më postin ekzistent në qeveri.

Në një prononcim për mediat nga Shkodra, Lleshaj ka "thyer" pritshmëritë pyet nëse do vijojë të mbajë postin deri në zgjedhjet e 25 prillit.

“Zgjedhjet e 25 prillit do jenë me mua”, ka thënë shkurt Ministri pas një takimi që ka mbajtur në Shkodër ku ka prezantuar skuadrën e shtuar në policinë lokale të këtij qyteti

Më tej Lleshaj shtoi se deri tani nuk ka informacion lidhur me elementë kriminalë dhe konfirmoi se Policia është e gatshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

”Policia do të jetë e aftë që të menaxhojë zgjedhjet, dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj”, u shpreh më tej Lleshaj.

Të fundit