Flash News

KRYESORE

Lleshaj urdhër antikushtetues: Punonjësit e kompanive të sigurisë, jo në protestë

Ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj u ka kërkuar drejtorive vendore të policisë të informojnë punonjësit e kompanive private të sigurisë se nuk u lejohet të marrin pjesë në protestat që organizohen në vend.

“Nga ana juaj, të qartësohen titullarët e subjekteve, drejtusit teknikë dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, se ndalohet pjesëmarrja e tyre ne protestat që organizohen në vend”, shkruhet në shkresën me numër protokolli 4126.

Dokumenti që është firmosur të martën mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu mban daten 21 Maj 2019, pra tre dite para tubimit te opozites.

Urdhëri është në kundërshtim me ligjin për policinë e shtetit dhe kushtetutën e vendit. "Cdo shtetas, jashtë orarit zyrtar dhe në ditë pushimi gëzon lirinë dhe të drejtën për të ushtruar lirinë e shprehjes, mendimit dhe të drejtën themelore të të drejtave të njeriut për të protestuar", shkruhet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.

 

 

 

 

Të fundit