Flash News

KRYESORE

“Lleshi”/ Ish-presidenti Bamir Topi: Unë do e kisha dekretuar; Meta të bëjë publike arsyet e refuzimit

“Lleshi”/ Ish-presidenti Bamir Topi: Unë do e kisha dekretuar;

Nëse Bamir Topi do të vijonte të ishte në zyrën e Kreut të Shtetit do e kishte firmosur dekretin për emërimin e Sandër Lleshit në Ministrinë e Brendshme. Gjatë intervistës në ‘Open’ në Top Channel, Topi theksoi se nëse kandidatura i plotëson detyrimet kushtetuese, duhet të emërohet në detyrë.

Topi kërkoi nga presidenti Ilir Meta që të bëjë publike arsyet e refuzimit të Sandër Lleshit.

“Është e vërtetë që nuk ka precedentë, por askush nuk thotë që nuk do të ketë të tillë. Problemi është se jemi ende në kushtet e errësirës se çfarë ka ndodhur dhe pse është refuzuar. Nëse kandidatura i plotëson detyrimet kushtetuese, unë do e lija në diskrecionin e propozuesit, do të kisha dhënë dekretin, vetëm nëse ka diçka tjetër që unë nuk e di. Unë nuk e kam informacionin e mjaftueshëm, i takon zotit Meta të bëjë transparencën. Ndoshta ka diçka që do t’i thosha Metës paska patur të drejtë”, u shpreh Topi.

Sa i përket njohjes me gjeneral Lleshin gjatë kohës që ishte President i Republikës, Bamir Topi tha se ruan konsiderata dhe se nuk ka asnjë informacion për ta komentuar negativisht.

Të fundit