Flash News

KRYESORE

‘Lleshi’, Meta tjetër sinjal Ramës: Kam eksperiencë edhe si kryeministër dhe si kryetar Kuvendi

‘Lleshi’, Meta tjetër sinjal Ramës: Kam eksperiencë

Presidenti Ilir Meta është pyetur sërish sa i takon çështjes së dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Këtë herë, duket se përgjigja e Metës ishte një sinjal më i drejtpërdrejtë për kryeministrin i cili gjatë ditëve të fundit i ka përmendur kreut të shtetit Kushtetutën dhe kompetencat.

Në përgjigjen e tij, Meta është shprehur sot se ai ka eksperiencë edhe si kryeministër edhe si kryetar i Kuvendit dhe e di shumë mirë procedurën e emërimit të një ministri.

“Kam eksperiencë edhe si kryeministër, edhe si kryetar i Kuvendit dhe e shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit.

Në ditët e ardhshme do të merrni përgjigje institucionale dhe korrekte”, u përgjigj Presidenti Meta pyetjes që ju drejtua në Forumin e Medias së Europës Juglindore.

Të fundit