Flash News

KRYESORE

Llogari në Instagram në emër të saj, deputetja e PD: Nuk jam unë

Deputetja e Partisë Demokratike dhe numri dy pas Lulzim Bashës në Tiranë, Oriola Pampuri ka bërë një sqarim për të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale se dikush po përpiqet të përdorë emrin e saj për të hapur një llogari në Instagram.

Pampuri njofton përmes ‘Facebook’ se dikush ka hapur një adresë ‘false’ në emër të saj. Deputetja sqaron se ajo nuk ka një të tillë në Instagram.

“Nëse merrni ftesë nga një faqe Instagrami me emrin tim, ajo nuk është e imja.

Unë nuk kam faqe instagrami. Ju përshëndes miqtë e mi”, shkruan Pampuri.

Të fundit