Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lobimi / Basha flet nga Prokuroria: Asnjë provë ndaj meje; Duan të shpërqendrojnë vëmendjen nga skandalet
Kreu i PD, Luzlim Basha u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me çështjen e lobimit amerikan.
Në një dalje për mediat, Basha tha se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, dosje apo provë që nga 25 maji, hera e fundit kur është paraqitur në Prokurori.
Sipas Bashës, gjithçka është montuar në zyrën e Ramës për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet e ‘Bild’ dhe të tjera që priten ditët në vijim.
“Arsyeja e vetme pse jam para jush që të shërbejë si shpërqendrim për ju dhe qytetarët për skandalet që kanë plasur nga Bild dhe tjera që do plasin nesër. Kjo është arsyeja pse ndodhem këtu.
Prokuroria nuk ka asnjë fakt e provë ndryshe dhe shtesë që nga 25 maji kur isha këtu për herë të fundit. Zyrtarisht më njoftuan se s’ka asgjë të re sepse kjo akuzë është montuar në zyrën e Ramës për llogari të tij.
U njoha me akuzën që nuk është akuzë, s’ka asnjë dokument fals në dosje, transaksion parash, asnjë rus të vetëm, është akuzë për t’ju shpërqendruar ju e qytetarët nga skandalet e Bild që do të plasin nesër nga Bild.
Nuk e kishin gati dosjen se nuk e kanë, u thirra edhe herën e parë kur plasi skandali i Tahirit, Geron Xhafës, pastaj i Rrahman Rrajës, Dakos dhe skandalin e Toyota Yarsi. Këta riaktivizojnë një dosje ku s’ka asnjë fakt e provë.
U paraqita sot se atë ditë nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin plan për të shpërqendruar skandalet. Jam i bindur se ky mision do dështojë me sukses të plotë, do shihet”, tha Basha.