Flash News

KRYESORE

Lobimi i PD, Basha i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë së Tiranës

Lobimi i PD, Basha i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Tiranës.

Basha ka vendosur që të paraqitet në prokurori sot paradite, për t'u njohur me aktet, lidhur me dosjen e lobimit në ShBA.

Kreu i PD është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen.

Ndërkohë, katër ditë më parë, në një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranë, Basha e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

Në reagimin e mbërritur nga PD thuhej se, Basha bën të ditur se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.

Në letrën që i drejtoi Elisabeta Imerajt, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, Basha shpjegon se zyrtarët e PD janë paraqitur në Prokurori për të dhënë shpjegimet e tyre që ndihmojnë prokurorinë në këtë çështje.

Të fundit