Flash News

KRYESORE

Lobimi i PD/ Pas Bashës, mbërrin në Prokurori edhe Gazment Bardhi

Lobimi i PD/ Pas Bashës, mbërrin në Prokurori edhe Gazment Bardhi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që të paraqitet në Prokurorinë  e Tiranës sot paradite, për t’u njohur me aktet, lidhur me dosjen e lobimit në ShBA.

Menjëherë pas tij ka mbërritur edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Basha dhe Bardhi janë thirrur nën cilësinë e personave që ka dijeni mbi ngjarjen.

Katër ditë më parë, në një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranë, Basha e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

Të fundit