Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lobimi në SHBA: 3 pikëpyetje mbi veprimet e prokurorisë ndaj Bashës
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur për lobimin në SHBA kryedemokratin Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishajn. Pse prokuroria reagoi tani pas një viti e gjysmë hetim? Gafa e institucionit të akuzës me kërcënimin e shoqërimit forcërisht të Bashës. Më 25 mars të këtij viti Basha u paraqit në prokurori duke dhënë dëshminë para prokurorëve. Që nga ajo kohë burime konfidenciale shprehen se nuk është plotësuar dosja hetimore me asnjë akt tjetër, ndaj shtohen gjithnjë e më shumë dyshimet se përse pikërisht në këtë kohë, kreut të PD-së i kërkohet të paraqitet më 17 qershor në Prokurorinë e Tiranës. Rast unik në hetimin e dosjeve penale në Shqipëri, kur për një çështje të tillë angazhohen tre prokurorë, ndërsa për dosjen që mban pezull vendin 339 dhe 339/1 janë dy prokurorë.
Nga Sebi Alla
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dy drejtues të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj, për çështjen e lobimit të kësaj force politike në SHBA. Vendimi që mban firmën e tre prokurorëve të çështjes Kol Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Taka u publikua dje, ndërsa bëhet e ditur se më 17 qershor në orën 09:30 të tre të pandehurit duhet të paraqiten në prokurori që të njihen zyrtarisht me akuzën, në të kundërt theksohet se “do të shoqërohen forcërisht”.
I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të opozitës, që u shpreh se është “akuza qesharake e prokurorisë politike” dhe se nuk trembet e nuk tërhiqet. Është rast unikal në hetimin e dosjeve penale në Shqipëri, kur për një çështje të tillë angazhohen tre prokurorë, ndërsa për dosjen që mban pezull vendin 339 dhe 339/1 janë dy prokurorë. Rasti i paprecedent me “grup prokurorësh” dhe dalja në përfundimin për të marrë të pandehur Bashën vjen në një kohë kur vendi është në situatë të ndezur politike dhe në kulmin e konfliktit teksa mazhoranca deri më tani shprehet e vendosur për të shkuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pa pjesëmarrjen e opozitës. Rastësi që prokuroria vepron pikërisht tani?
Kjo mbetet një pikëpyetje e madhe, por prokurorët në argumentet që kanë paraqitur shprehen se nga hetimet rezultoi se pas përfundimit të fazës paraprake hetimore prokurorët gjetën elemente të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Sipas hetimeve, kompania “Biniata Trade”, ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike. Përtej detajeve të dosjes, prokuroria ka kërcënuar haptas kryedemokratin, duke e veçuar nga dy “të pandehurit e tjerë” Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj. Në ftesën ‘për paraqitje’ thuhet se Basha do pyetet në cilësinë e të pandehurit më 17 qershor, ora 9:30 dhe në rast se nuk paraqitet do të shoqërohet me forcë.
“Nisur nga sa më sipër, në bazë të nenit 304/1, 308 të Kodit të Procedurës Penale: Vendosëm të ftojmë për t’u paraqitur në prokurori më datë 17.06.2019 ora 09:30 min shtetasin Lulëzim Basha”, thuhet në reagimin zyrtar të prokurorisë. Së pari, emrin e kanë shkruar gabim, duke shtuar një “ë”, por ky detaj është fare i vogël para gafës së madhe që specifikisht prokurorët i drejtohen vetëm kryedemokratit që do shoqërohet me forcë në rast mosparaqitje.
“Në rast mosparaqitje ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesë të ligjshme, paralajmëroheni se në bazë të nenit 308 të K. Pr. Penale, urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë, që në fund mban firmën e tre prokurorëve.
Hetimet e “ethshme”…
Hetimet kanë më shumë se një vit e gjysmë që kanë nisur, por është gjetur pikërisht situata aktuale që prokuroria “të tregojë forcën”. Madje hetimet kanë nisur kryesisht pas disa botimeve në mediat e vendit. Për t’i shkuar deri në detaje hetimit, kohët e fundit u kthye në “dosje me prioritet”, duke regjistruar edhe një rast të paprecedent, me tre prokurorë, kur asnjë dosje hetimore, sado e rëndësishme nuk ka pasur një grup kaq të madh.
Urdhri i paraqitjes në Prokurori, edhe me forcë nëse Basha refuzon, vjen në kohën kur vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, opozita ka deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje, Presidenti ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe mazhoranca kërkon të bëjë zgjedhje me çdo kusht, ndërsa ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit. Materialet e plota hetimore, dëshmitë dhe çdo akt tjetër procedural janë verifikuar prej shumë kohësh, por dosja u mbajt aty për të nxjerrë krye vetëm ditën e djeshme, në marrjen të pandehur të kreut të opozitës.
Më herët si kryedemokrati Basha ashtu edhe ekspertët ligjorë të Partisë Demokratike kanë mohuar çdo akuzë të ngritur, duke pretenduar se i gjithë lobimi në SHBA, që korrespondon me fushatën elektorale të vitit 2017 ka qenë transparent dhe në përputhje me ligjet tona. Gjithashtu, më 25 mars të këtij viti Basha u paraqit në prokurori duke dhënë dëshminë para prokurorëve.
Që nga ajo kohë burime konfidenciale shprehen se nuk është plotësuar dosja hetimore me asnjë akt tjetër, ndaj shtohen gjithnjë e më shumë dyshimet se përse pikërisht në këtë kohë, kreut të PD-së i kërkohet të paraqitet më 17 qershor në Prokurorinë e Tiranës për t’iu komunikuar akuzat dhe në rast mosparaqitje do të shoqërohet forcërisht.
Basha: Nuk trembem, nuk tërhiqem
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjes nga prokuroria, e cila ka ngritur akuzë për të duke e marrë të pandehur. Basha i cilëson “akuza qesharake të prokurorisë politike” dhe thotë se nuk i bëhet vonë dhe se nuk trembet e nuk tërhiqet. “Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!”, -deklaroi Basha.
Sipas tij, kryeministri ka një vit e gjysmë që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. “Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun”, shton Basha. Kreu i PD-së ka vijuar me tej se metodat që përdoren janë tërësisht fabrikime politike, që janë marrë përsipër ta thellojnë abuzimin edhe nga prokurorë të politizuar dhe të inkriminuar.
“Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri te prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës”, theksoi Basha. Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38