Flash News

KRYESORE

Lobimi në SHBA/ Ristani pas daljes nga Prokuroria: Çështja është e nxitur politikisht

Lobimi në SHBA/ Ristani pas daljes nga Prokuroria: Çështja

Ish-Sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimin për lobimin në SHBA. Sipas tre prokurorëve, pas përfundimit të fazës paraprake të hetimeve që kanë nisur në 2018, janë gjetur elementë të veprave penale të kryera nga Basha, Ristani dhe Dervishi, të cilët, po sipas prokurorëve, janë tashmë nën hetim. Pasi ka dalë nga prokuroria në  një prononcim për mediat Ristani thekson se çështja është e nxitur dhe e organizuar politikisht.

"Ju konfirmoj që në këtë godinë të drejtësisë ka akoma njerëz të përgjegjshëm që mund të vendosin pak drejtësi në këtë vend”, tha Ristani.

“Besoj që jeni të interesuar për thelbin e çështjes. U paraqit mbi bazë të një hetimi që këta kanë nisur. Ju kërkova që të më tregojnë dosjen dhe ata nuk kanë asnjë informacion. Nuk ka asnjë dokument që ka dalë me firmën time, nuk kam asnjë bisedë që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje pagesash. Nuk kap pasur asnjë kuriozitet dhe nuk kam asnjë dijeni.

Çështja është e nxitur dhe e organizuar politikisht. Ju konfirmoj që në këtë godinë të drejtësisë ka akoma njerëz të përgjegjshëm që mund të vendosin pak drejtësi në këtë vend”, tha Ristani.

Ristani është thirrur për t’u pyetur në Prokurori si i pandehur së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe Ilir Dervishin. Por ky i fundit ditën e djeshme i dërgoi një letër Prokurorisë ku shprehte gatishmërinë për t’u paraqitur për t’u paraqitur në prokurori, sapo ajo të zbatojë me përpikmëri ligjin.

Pas mosparaqitjes së Bashës në Prokurori, kjo e fundit kërkoi shoqërimin me forcë të tij.

 

 

Të fundit