Flash News

KRYESORE

Lobimi në SHBA, shtyhet në Apel seanca për dosjen 'Basha' dhe dy zyrtarët e PD

Lobimi në SHBA, shtyhet në Apel seanca për dosjen

Shtyhet në Gjykatën e Apelit në Tiranë seanca për dosjen ‘Basha’ dhe dy zyrtarët e PD.

Mësohet se gjykata dhe trupa e re ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion që të njihet me dosjen, ku Apeli do të shqyrtojë ankimimin e prokurorisë mbi vendimin.

Seanca e radhës u vendos që të mbahet në 14 maj, ndërsa sot i pranishëm ishte vetëm Arben Ristani, kurse kreu i PD, Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi u përfaqësuan me avokatë.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova.

Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte vendimin.

https://politiko.al/pas-doreheqjes-se-fatmira-hajdarit-zgjidhet-gjyqtarja-relatore-per-ceshtjen-e-bashes/

Të fundit