Flash News

KRYESORE

Lobimi i PD-së në SHBA, Prokuroria nis hetimet

Lobimi i PD-së në SHBA, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria i ka dërguar  ditën e sotme një kërkesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Partisë Demokratike për të paraqitur dokumentacionin dhe pasqyrat financiare.

Mësohet se kjo kërkesë është bërë në kuadër të procesit të verifikimeve që po kryen Prokuroria e Tiranës për pagesat e kryera përmes një kompanie offshore në shumën e rreth 675 mijë dollarëve në SHBA gjatë kohës kur PD ishte në çadër dhe në vijim të fushatës elektorale të 25 qershorit.

Kjo çështje e nisur kryesisht po hetohet nga dy prokurorë. Burime për Report Tv nga Prokuroria bënë të ditur se pas marrjes së dokumenteve nga KQZ dhe PD, do të shihet nëse janë depozituar apo jo kontratat me vlerë 675 mijë dollarë për efekt lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

 

 

Të fundit