Flash News

KRYESORE

Lobimi/ Prokuroria zbardh dy letërporositë nga SHBA e Skocia

Lobimi/ Prokuroria zbardh dy letërporositë nga SHBA e Skocia

Prokuroria i është përgjigjur thirrjes së kreut të PD, Lulzim Basha për zbardhjen e dy letër porosive të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, lidhur me kontratat e lobimit.

Sipas prokurorisë, referuar në këto letërporosi ka një diferencë mes atyre që deklaron PD dhe atyre reale, e cila thekson se në fushatën e PD gjatë 2017-ës u deklaruan 25 mijë dollarë shpenzime, ndërsa 650 mijë të tjera nuk janë deklaruar.

Prokuroria shton se PD nuk ka deklaruar dy pagesa me shumën 650 mijë dollarë, njëra prej të cilave e kryer nga shoqëria ‘Biniata Trade’.

Lidhur me këtë çështje, u thirrën në prokurori kreu i PD, Lulzim Basha, sekretari Gazmend Bardhi, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Mëngjesin e sotëm, kreu i PD, Basha u paraqit në prokurori bashkë me Gazmend Bardhin, ku u njohën me aktet. Pas dëshmisë, Basha kërkoi nga Prokuroria që të bëjë publike letërporositë, ndërsa deklaroi se PD dhe asnjë zyrtar i saj nuk kishte kryer shkelje.

 

Të fundit