Flash News

KRYESORE

‘Lobimi rus’, Prokuroria apelon çështjen për pafajësinë e Bashës dhe dy zyrtarëve demokratë

‘Lobimi rus’, Prokuroria apelon çështjen për

Gjykata e Tiranës pushoi para dy javësh çështjen e lobimit rus për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarë të tjerë demokratë, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristanin si dhe shefin e financës së këtij subjekti Ilir Dervishi, si të pandehur për lobimin me vlerë 675.000 dollarë në SHBA.

Dy javë më pas Prokuroria ka ankimuar vendimin, raporton news 24.

Kujtojmë se gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit me pretendimin se nuk ka prova fajësie.

Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Sipas gjykatës kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.

Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.

Kujtojmë gjithashtu se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e quajti vendimin teatër të turpshëm duke bërë me faj prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes, që sipas tij nuk e kanë kaluar vettingun.

Ai theksoi se rikthimi i çështjes për hetim të plotë dhe apelimi janë e vetmja rrugë.

Të fundit