Flash News

KRYESORE

Loja e bukur nuk mjafton, Shqipëria mposhtet nga Islanda

Loja e bukur nuk mjafton, Shqipëria mposhtet nga Islanda

Trajneri Edi Reja e ka nisur me humbje aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 1-0 në Islandë.

Edhe pse Shqipëria kishte tjetër “fytyrë” krahasuar me ndeshjet e shkuara, sërish në fund kuqezinjtë dolën të humbur nga kjo transfertë e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Rastet për kombëtaren shqiptare nuk munguan në pjesën e parë dhe për t’u veçuar ishte një goditje e minutave të para nga Hysaj.

Në momentin më të mirë për kombëtaren tonë, ishte Islanda që arriti të shënojë. Gudmundsson depërtoi bukur në mbrojtjen tonë dhe i vetëm me Berishën nuk e pati të vështirë të kalonte Islandën në avantazh. Deri në minutën e fundit, Shqipëria bëri të gjitha përpjekjet të paktën për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia doli.

Me këtë humbje, situata në grup vështirësohet shumë për Shqipërinë, pasi pas 3 ndeshjeve të para, kemi arritur të grumbullojmë vetëm 3 pikë.

Të fundit