Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Loja e re e Beogradit: fërkimet anti-ruse dhe përkëdhelja e Perëndimit
Vuk Vuksanoviç
Më 7 korrik 2020, Serbia përjetoi trazirat më të mëdha politike që nga rënia e Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000. Protestues në mbarë vendin ishin të shqetësuar nga vendimi i qeverisë për të rivendosur masat karantinuese në mënyrë që të mbanin nën kontroll situatën e Covid-19. Mijra demonstrues u mblodhën në kryeqytetin serb, Beograd, dhe qytete të tjera si Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe Smederovo. Protestuesit sulmuan godinën e Parlamentit dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë me gaz lotsjellës dhe me forca speciale për të shpërndarë turmën.
Gjithsesi, diçka e pazakontë ndodhi, tabloidët pro-qeveritarë akuzuan ekstremistët e djathtë pro-rusë për inicimin e protestave. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitit 2008, kjo e fundit ka ushqyer gjithmonë marrdhënie të mira me Rusinë, për të fituar mbështetje në lidhje më çështjen e Kosovës, të ngrinte pazarin me Perëndimin, dhe të fitonte vota ndër pjesët pro-ruse të elektoratit serb. Kësisoj, pasqyrimi i tabloidëve dhe medias serbe të narrativës anti-ruse ishte thuajse i paimagjinueshëm.
Gatishmëria e qeverisë për të fajësuar Rusinë për protestat tregon krizën politike në Serbi dhe pohon se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë pësuar një krisje dhe nuk janë më të njëjtat. Gjithashtu dëshmon se deri ku politika serbe formësohet dhe dominohet nga një individ, presidenti Aleksander Vuçiç. Institucionet e pavarura nuk ekzistojnë më, dhe Vuçiç qeveris një shoqëri gjithnjë e më shumë të polarizuar, ku njerëzit mund ta kanalizojnë zemërimin vetëm në rrugë. Kjo e lë politikën serbe vazhdimisht të ekspozuar para krizave dhe konflikteve potenciale. Ndërsa linja editoriale në tabloidët serbë nuk do të thotë se Beogradi do t’i presë së shpejti lidhjet me Rusinë, dëshmon se gjeopolitika në Ballkan po ndryshon. Rusia nuk mund të mbështetet më në besnikërinë e qeverisë në Serbi, e cila është e gatshme që të përdorë Moskën për të fituar favorizime në Perëndim.
Serbia dhe pandemia
Koalicioni i drejtuar nga Vuçiç dhe nga partia e tij Progresive përbëhet nga njerëz të afërt të Millosheviçit dhe ka qenë në pushtet që në vitin 2012. Vuçiç dhe partia e tij tani dominojnë të gjitha institucionet serbe, përfshirë median. Kjo e detyroi Freedom Hosue të raportonte rënien e Serbisë nga kategoria e demokracisë në atë të regjimit hibrid. Perëndimi i ka toleruar prirjet iliberale në Serbi për hir të stablitetit në Ballkan. Veç kësaj Beogradi ka qenë bashkëpunues në çështjet e lidhura me Kosovën dhe krizën e emigrantëve.
Kur pandemia e Covid-19 goditi Serbinë, Vuçiç u përgjigj në mënyrë rigoroze duke marrë masa strikte. Mbas dy muaj karantinë, vendi doli nga gjendja e emergjencës dhe qytetarët iu rikthyen normalitetit. Pavarësisht virusit, qeveria lejoi ndeshjet e futbollit dhe të tenisit me pjesëmarrje të madhe dhe pa distancim social.
Më e rëndësishmja, Serbia ishte vendi i parë në Europë që mbajti zgjedhjet e përgjithshme mbas karantinës. Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 21 qershor; pjesëmarrja ishte e ulët për shkak të bojkotit të opozitës dhe fitorja e Vuçiç, duke marrë 2/3, ishte e parashikuar. Fitorja hoqi edhe balancën e fundit të pushtetit të Vuçiç-it.
Mbas zgjedhjeve, filloi të qarkullonte një raport sipas të cilit qeveria serbe kishte manipuluar shifrat e Covid-it dhe ditë më vonë disa zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë, përfshirë edhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare dhe Ministrin e Mbrojtes, rezultuan pozitiv me COVID- 19 pas pjesëmarrjes në një festë për fitoren e zgjedhjeve. Novi Pazari, në jug të Serbisë, u bë një nga vendet më të prekur. Vuçiç, me pushtet tashmë nën kontroll, vendosi të rikthente karantinën në Beograd gjatë fundjavës.Vendimi hasi në irritimin e protestuesve, të cilët që në ditën e parë të protestave rrethuan Parlamentin dhe në ditët pasardhëse, gjendja e përkeqësua dhe u desh ndërhyrja e policisë që turma të shpërndahej. Mbeti e paqartë nëse dhuna u nis nga ekstremistët e djathtë apo provokatorët qeveritarë. Reagimi i policisë ishte rigoroz dhe në shumë raste eksesiv.
Faktori rus
Zakonisht, kur ka protesta të brendshme, mediat pro-qeveritare fajësojnë Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shërbimet sekrete perëndimore ose George Sorosin me të ngjashëm, që po komplotojnë për të rrëzuar Vuçiçin. Në të njëjtën kohë ndodh promovimi i narrativës pro-ruse. Këtë herë Rusia u bë koka e turkut e makinerisë së medias pro-qeveritare serbe.
Më 9 korrik tabloidi pro-qeveritar “Kurir”, (Korrieri") deklaroi se “forcat anti-europiane të drejtuara nga djathtistët pro-rusë organizuan shkatërrimin e Beogradit.” Faqja e parë përfshinte foton e dy politikanëve nacionalistë, Srdan Nogo dhe Bosko Obradoviç-bashkë me Mlladan Gjorgjeviç, një anëtar i Aleancës për Serbinë, parti opozitare. Aktorët politikë pro-rusë u akuzuan se ishin bashkuar me anti-vaksinët, anti-emigrantët dhe anti-5G për të minuar përpjekjet e qeverisë për të zgjdhur çështjen e Kosovës nën kujdestarinë perëndimore. Prania e një gruaje ruse në protesta, intervistuar nga “Televizoni Serb”, u konsiderua si një provë e përfshirjes ruse.
Ditën pasardhëse, një tjetër tabloid, “Hello”, shkruante në faqe të parë se “the deep state në Rusi, dhe shërbimet inteligjente ruse ishin mbas protestave”. Raportonte gjithashtu se se agjensia qendrore e zbulimit në Serbi arrestoi një nënshtetas ukrainas dhe një kirgiz që morën pjesë në protesta. Artikulli gjithashtu vinte në dukje që gjenerali Alexander Zinchenko u emërua si atashe i Mbrojtjes në ambasadën ruse në Beograd, duke sugjeruar që inteligjenca ruse po përshkallëzonte operacionet e saj në Serbi. Ambasadori Zinchenko mohoi akuzat. Interesant ishte fakti që këta tabloidë pro-qveritarë nuk e përmendën emrin e Vladimir Putinit në titujt e tyre, dhe më pas vetë Vuçiç mohoi pretendimet e përfshirjes ruse.
Edhe ish-kryeministri serb Zoran Zhivković akuzoi Moskën për përdorimin e protestave për t’i dërguar një mesazh Vuçiçit. Sidoqoftë, përveç tabloideve dhe deklaratave individuale nuk është gjetur asnjë provë që agjentët rusë ishin të pranishëm në protesta, apo të ishin faktori organizues, le më pastaj që të ishin faktori vendimtar. Në fakt, nëse Rusia do të organizonte protesta, me shumë gjasë do t’i organizonte përreth temave të shoqëruara me aleancën ruso-serbe, si psh çështja e Kosovës apo Kisha Ortodokse.
Akuzat për ndërhyrjen ruse vazhduan edhe kur protestat u zbehën. Më 23 korrik, një tjetër tabloid pro-qeveritar, Srpski telegraf, botoi një titull kryesor sipas të cilit deep state-i rus, pa dijeninë e Putinit, po përpiqej të rrëzonte Vuçiçin. Kjo skemë me gjasë orkestrohet nga strukturat parashtetërore ruse dhe kundërshtarët e Putinit që po bashkëpunojnë me Mlladan Gjorgjevic, njeriun e afërt të Dragan Gjilas, ish-kryebashkiak i Beogradit dhe një nga krerët e opozitës. Ambasadori rus në Serbi reagoi në Twitter duke shkruar se Rusia është ‘e habitur dhe e revoltuar nga teskti në faqe të parë të gazetës, i cili pa asnjë fakt përpiqet të promovojë një fabrikim të pabesueshëm për ‘deep state’ në Rusi.” Putini nuk përmendej me emër, por fakti që ambasadori rus reagoi ndaj titullit të një tabloidi tregon se qeveria ruse e kupton se Beogradi, të paktën për momentin, po i kthen shpinën Rusisë.
Fushata-anti ruse e gjeti rrugën deri te shtypi qendror. Më 11 korrik, e përditshmja Blic botoi një lajm, duke cituar burime amerikane, se Rusia ishte pas protestave serbe dhe se Moska po përpiqet të kontrollojë Ballkanin përmes përdorimit të ekstremistëve të djathtë, medias shtetërore dhe Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në qytetin e Nishit. Ambasada Ruse në Beograd, edhe një herë, e mohoi me forcë lajmin në faqet e saj në rrjetet sociale.
Rusia, natyrisht, nuk është e huaj me propagandën dhe fushatat dizinformuese në Ballkan. Mediat ruse, të prira nga Radio Sputnik, janë aktive në Serbi. Sidoqoftë, burimi më i madh i narrativës mediatike pro-ruse vjen nga mediat dhe tabloidët pro-qeveritarë serbë. Kjo linjë editoriale i detyrohet përkëdheljes së serbëve pro-rusë, të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të votuesve të Partisë Progresive serbe. Më e rëndësishme, strategjia mediatike qeveritare ka në fokus krijimin e një perceptimi në Perëndim se Vuçiç mund të zëvendësohet me kundërshtarët pro-rusë, duke krijuar nevojën perëndimore për të mbështetur Vuçiçin, edhe me çmimin e tolerimit të recesionit demokratik të Serbisë. Siç shkruante eksperti i Ballkanit, Dimitar Bechev, në vitin 2017 ‘sa më i frikshëm të jetë Putini, aq më shumë lëshime përfitojnë putinët e vegjël të Ballkanit”.
Pse Serbia po fajëson Rusinë?
Pse Rusia është papritmas në shënjestër kaq e dashur e medias që dikur i thurte lavde? Së pari, Vuçiç po largohet ngadalë nga partneriteti i Serbisë me Moskën, ndërsa Beogradi po sheh rënien e ndikimit të Rusisë në Ballkan. Vuçiçi ndërkohë po e zëvendëson Rusinë me Kinën si partnerin e preferuar jo-perëndimor në Ballkan. Megjithatë ai ka frikë nga perspektiva e Putinit për të sabotuar çdo marrëveshje që mund të negociohet me Kosovën. Kjo do të ishte një fiasko e brendshme për Vuçiçin, pasi Putini mbetet shumë popullor në Serbi, dhe shumë serbë do ta interpretonin veton e Putinit si shenjë se ai është më i gatshëm se Vuçiç për të mbrojtur pozicionin serb në Kosovë. Kështuqë, promovimi i narrativave anti-ruse në tabloide është një mënyrë për të zvogëluar partneritetin me Rusinë dhe për të zbutur çdo rezistencë të ardhme të brendshme pro-ruse ndaj një pakti për Kosovën.
Së dyti, Serbia po përdor mesazhet e saj anti-ruse si një mënyrë për të përkëdhelur Europën. Mbas dështimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, Beogradi ishte i gatshëm të drejtohej nga Amerika për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Vuçiç dhe bashkëbiseduesi i tij në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi, duhej të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë në fund të qershorit nën ndërmjetësimin e Richard Grenell, i dërguari i ShBA për dialogun Beograd-Prishtinë.
Sidoqoftë, kjo iniciativë dështoi pasi takimi i Shtëpisë së Bardhë u anulua kur presidenti Thaçi u akuzua për krime lufte kundër popullatës serbe dhe joshqiptare gjatë luftës në Kosovë. Kjo e detyroi Vuçiçin të kthehet nga Bashkimi Europian për ndihmë diplomatike. Gjatë ditës së tretë dhe të katërt të protestave pas zgjedhore, për shembull, Vuçiçi ishte në Paris ku u takua me Presidentin Macron. Atyre iu bashkua nëpërmjet video-telefonatës kancelarja Merkel për të folur mbi Kosovën. Administrata Trump nuk është dorëzuar para idesë së negociimit të çështjes së Kosovës, pasi Grenell ftoi papritur Vuçiçin dhe kryeministrin kosovar Hoti për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator. Për të mundësuar një pakt më të mirë dhe për të rritur ndikimin te administrata Trump, Vuçiçi mund të përpiqet ta portretizojë veten në Uashington si një negociator pragmatist nën kërcënimin e Moskës.
Vuçiç tani po fryn kërcënimin e pretenduar rus për të pasur mbështetjen e Perëndimit dhe të paraqitet si udhëheqës pro-europian i rrethuar nga Rusia dhe aleatët e saj. Kjo është një taktikë e njohur në Ballkan. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, e përdori atë qasje me pretendimin e përfshirjes ruse në një përpjekje për grusht shteti më 2016. Disa janë të bindur se Rusia ishte në fakt e përfshirë, por të tjerë besojnë se akuzat janë vet-shërbyese për Gjukanoviç. Vuçiç e luajti kartën ruse në nëntor 2019 kur një video e konfirmuar nga shërbimet serbe të sigurisë shfaqte një oficer të shërbimeve inteligjente ruse duke korruptuar një ish-oficer të ushtrisë serbe.
Përfundime
Pas zgjedhjeve të fundit, kontrolli i pushtetit nga Vuçiçi duket se do të zgjasë. Sidoqoftë, ka disa sfida në horizont. Protestat mbarëkombëtare u zbehën pas disa ditësh, por zemërimi që ato reflektuan nuk do të largohet. Niveli i përgjithshëm i zemërimit në shoqërinë serbe është i thellë dhe shumë besojnë se e vetmja mënyrë për tu dëgjuar është dalja në rrugë. Në planin ndërkombëtar, Vuçiç ballafaqohet me nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Kosovën ndërsa përpiqet të mbajë ekuilibrin mes Perëndimit (mbështetja e të cilit i duhet për të qëndruar në pushtet) dhe Rusisë (e cila ende ruan ndikim të rëndësishëm në Beograd në lidhje me çështjen e pazgjidhur të Kosovës).
Kthesa anti-ruse e Vuçiç është taktike, jo strategjike. Beogradi nuk do t’i presë të gjitha fijet me Moskën. Vuçiç është një pragmatist dhe survivalist që i ndryshon qëndrimet në varësi të sifdave të brendshme dhe të jashtme. Kur u takua me Putinin në Moskë, gjatë protestave të shkuara në Beograd, Vuçiç i krahasoi ato me ‘revolucionet me ngjyrë’ të nxitura nga Perëndimi. Do të jetë interesante të shohim se ç’histori do t’i tregojë Putinit kur lideri rus të vizitojë Beogradin në tetor.
Një gjë është e sigurt, me Vuçiç në pushtet, Beogradi nuk është kurrë i mërzitshëm.
*Vuk Vuksanoviç është PhD në Marrdhëniet Ndërkombëtare në London School of Economics.
**Përkthimi nga anglishtja: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38