Flash News

KRYESORE

Loja e shahut/ 2 lëvizje në 2 ditë, politika e jashtme e Metës përplaset me atë të Ramës

Loja e shahut/ 2 lëvizje në 2 ditë, politika e jashtme e

Brenda dy ditësh Presidenti i Republikës ka mbajtur dy qëndrime të cilat duken se bien ndesh me politikën e jashtme të ndjekur nga Edi Rama.

Dje, mbërriti një letër e Ilir Metës e cila i drejtohej Donald Trump dhe kishte trajtonte votimin e Shqipërisë kundër njohjes së SHBA-ve të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Me këtë letër, Meta në njëfarë mënyre distancohej nga Rama, duke thënë se ky i fundit nuk ishte konsuiltuar me të.

Lëvizja e dytë ka qenë dhenië e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit grek të Kishës Ortodoksë shqiptare Anastasis Janullatos.

Marrëdhëni e Ramës me këtë të fundit nuk ka qenë asnjëherë e mirë, po të kihen parasysh edhe përplasjet e gjata të qeverisë me Greqinë.

Me këtë lëvizje, Meta ka ndjekur një politikë si të brendshme ashtu edhe të jashtme (po të kihet parasysh efektin që pati menjëherë në Greqi, nga ku mbërriti përshëndetja e Athinës zyrtare), që jep sinjal se ndryshon rrënjësisht nga ajo e shumicës parlamentare.

Cila do të jetë lëvizja e ardhshme me vështrimin drejt arenës politike ndërkombëtare?/Politiko.al

Të fundit