Flash News

KRYESORE

“Loja mbaroi...hani sufllaqe dhe bëni plazh o popull”, gazetari provokon me temën e emisionit

“Loja mbaroi...hani sufllaqe dhe bëni plazh o popull”, gazetari

Në emisionin e sotëm të emisionit ‘360 gradë’ në Ora News po diskutohet tema "Loja mbaroi...ha sufllaqe dhe bëj plazh o popull!", duke iu referuar faktit se tashmë sezoni politik po mbyllet dhe shumica e qytetarëve kanë nisur pushimet verore.

Moderatori i emisionit, Artur Zheji ka sqaruar se ai e ka zgjedhur qëllimisht këtë temë për të provokuar sadopak njerëzit, teksa shtoi se disa politikanë refuzuan të ishin në emision për shkak të saj.

“Ky është sigurisht një postim provokativ. Kam pasur shumë debate, por disa persona që unë kisha përzër t’i ftoja në emision më thanë se kjo temë dëmton deri diku imazhin e opozitës, të klasës politike. Ne gazetarët po nuk bëmë një provokim, po nuk e pamë në mënyrë të kithet ne nuk mund të dalim te e vërteta. Nuk mund të themi se ‘ej sa e mirë që është kjo klasë politike’, dhe ne vetëm ta pasqyrojmë, ta komentojmë, si një ndeshje futbolli por nuk është kështu”, u shpreh ai.

Të fundit