Flash News

KRYESORE

Loja në rrugët e Tiranës, Veliaj kopjon sërish

Në turra-vrapin për t’u shfaqur sa më shumë në media, rrjetet sociale e kudo ku ka më shumë se dy njerëz, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk e ka për gjë të shfaq si ‘zbulime’ të tij edhe ato të cilat i merr nga të tjerët.

Stili i fotove të Obamës, duket se ishte vetëm fillimi.

Ditën e djeshme, në rrjetin social Facebook, Veliaj ka publikuar një video ku në një prej rrugëve të kryeqytetit, ishte vizatuar skema e një loje të njohur dhe ku shfaqej një fëmijë duke u argëtuar.

Por edhe kjo ‘risi’ e Veliaj e ka një tjetër burim origjinal. Një video e tillë është publikuar nga faqja “ËWtch Cut”, pak kohë më parë si pjesë e një eksperimenti social.

Video e Veliaj

Video e WatchCut

Të fundit