Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Agim Nesho
Në demokraci, mazhoranca dhe opozita janë institucionet e pazëvendësueshme për qeverisjen e vendit. Mazhoranca në pushtet realizon vizionin dhe premtimet që ka bërë para elektoratit, krijon mundësi për përparim ekonomik dhe mirëqënien sociale të vendit. Ndërsa opozita mbetet nëpararojë të kontrollit të ruajtjes së balancave të pushtetit dhe gjithë politikave ku mazhoranca nuk arrin t’i realizojë me sukses. Opozita është rojtari kryesor në evidentimin e korrupsionit, mungesës së transparencës dhe ngre platformën e saj alternative mbi gabimet e bëra nga mazhoranca. Të dyja bashkë, pozitë dhe opozitë, bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar për të realizuar detyrat e vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare, respektimin e ligjit ndërkombëtar, aleancat e ndryshme integruese ose të sigurisë, për të konsoliduar dhe avancuar pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Sa më të avancuara janë sistemet demokratike të një vendi, forca e shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të njeriut dhe roli i shoqërisë në funksionimin e demokracisë, aq më i kufizuar është roli i faktorit të jashtëm në funksionimin e shoqërisë së brendshme. Sa më vulnerabël të jetë sistemi, sa më pak demokratike dhe hibride të jetë ajo, aq më einfluencueshme është nga faktori i jashtëm, i cili kërkon në këto rrethana të kontrollojë interesat e tij në një vend të tretë.
Shqipëria është një rast i vecantë për dobësinë e shtetit ligjor dhe funksionimin e demokracisë. Ajo nuk është një republikë bananesh, por sillet si e tillë. Shqipëria është një vend që klasifikohet si demokraci hibride, jo-funksionale, me probleme të respektimit të lirisë së medias, mos-respektim të pavarësisë së institucioneve, mungesës së llogaridhënies, transparencës me opinionin publik, të drejtat e njeriut, etj.
Në këto sisteme, duke qënë se lufta politike bëhet qëllim në vetvete, pushteti tenton të bëhet gjithmonë e më autoritar dhe regjimi gjithmonë e më shumë jo liberal.
Kjo situatë ka disa arsye objektive e subjektive të gjetjes terren në vende të pazhvilluara demokratike si Shqipëria.
Së pari, zhvillimet historike të shoqërisë në sisteme feudaleske dhe totalitare dhe mungesa e një eksperience në sistemin demokratik.
Së dyti, reagimi psikologjik i opinionit publik që përshtatet me regjimet dhe nuk vë në diskutim veprimet dhe vendimet e tij.
Së treti, pavarësisht instalimit të regjimit demokratik, strukturat e shtetit mbartin dhe reflektojnë fenomene negative si nepotizmi, politikat klanore, korrupsionin endemik dhe dhunën e pushtetit ndaj pjesës tjetër të shoqërisë që qeveriset.
Mungesa e funksionimit demokratik të institucioneve dhe shtetit ligjor kanë cuar në një shoqëri të deformuar dhe krijimin e një shteti klientelist në funksion të mbajtjes së pushtetit. Kjo sjellje klienteliste, për të pranuar cdo veprim të rrezikshëm dhe në ndonjë rast në dëm të interesave kombëtare, si pranimi i armëve kimike, pranimi i muxhahedinëve, ujgurëve, mbetjeve toksike, apo pranimi i politikave të jashtme kontroversiale,tregon se pozicioni i një shteti klientelist sjell edhe rritjen e presionit të komunitetit ndërkombëtar, duke u bërë faktor i rëndësishëm në funksionimin e shtetit demokratik. Shteti klientelist funksionon për të ‘fshirë’ situatën e vërtetë dhe problemet e funksionimit të shtetit. Kjo sjell që roli i faktorit ndërkombëtar të rritet si rezultat i rënies së funksionimit të shtetit.
Le të ndalemi në dyraste studimi – Shqipërinë dhe Kosovën – ku roli i komunitetit ndërkombëtar është gjithmonë e më shumë i rritur.
Në Shqipëri roli i komunitetit ndërkombëtar është prezent dhe i shtuar. Ata nuk janë me pozitën dhe kundër opozitës, por gjithmonë me atë që është në pushtet. Kështu ishin në vitet 95-96’ me pushtetin e Berishës, kështu janë me pushtetin e sotëm të Ramës, megjithëse opimioni publik shikon dhe dallon që krizat intitucionale po e thellojnë konfliktin drejt përplasjeve sociale. Mungesa e vëmendjes si vend i vogël, aprovimi i menjëhershëm i kërkesave të shteteve kryesore, kanë evidentuar jo vetëm prioritetin e stabilitetit kundrejt demokracisë, por edhe përdorimin me efikasitet të ‘klientit’ duke mos u lodhur në krijimin e një marrëdhënie të re. Kjo e bën komunitetin ndërkombëtar të pamotivuar për të përkrahur ndryshimet.
Reformat progresive që ndërmerren nga regjimet, sic është rasti i reformës në drejtësi, kanë qëllime të ndryshme për aktorë të ndryshëm: për mazhorancën kontrollin e pushtetit të drejtësisë për tu mbrojtur dhe legjitimuar në aferat korruptive ose veprimet jashtëligjore, ndërsa për ndërkombëtarët mundësinë e kontrollit të regjimeve të korruptuara të Europës Lindore dhe mundësinë për të penguar shkarjen e tyre në autokraci dhe diktaturë. Pra, kur interesat përputhen, palët nuk përkrahin njëra-tjetrën se janë të preferuara, sic duan ta përshkruajnë disa përkrahjen për Ramën nga komuniteti ndërkombëtar, por në mundësinë që drejtuesi i regjimit nuk i ndalon ata në një iniciativë që ka të bëjë me të ardhmen e sistemit demokratik.
Në Kosovë, roli i faktorit ndërkombëtar është shumë prezent dhe realist, sepse Republika e Kosovës është krijuar me një konsensus të gjerë të komunitetit ndërkombëtar dhe prania e tij ka qënë dhe është pjesëmarrëse në tranzicionin e gjatë të shtetformimit. Megjithëse në 2008-ën shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë dhe krijuan Republikën e tyre të njohur nga më shumë se 100 shtete, presioni ndërkombëtar vazhdon të jetë prezent. Disa kërkojnë që procesi i ndihmës ndërkombëtare të vazhdojë përgjatë gjithë proceseve integruese dhe konsoliduese të shtetit të Kosovës deri në njohjen e tij të plotë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Disa të tjerë përpiqen ta zhbëjnë njohjen me ndihmën e aktorëve të tjerë të cilët duan të shtrijnë influencën e tyre në rajon dhe ta përdorin si ‘quid pro quo’ për konfliktet e tyre të ngrira. Ata përpiqen të diskretitojnë procesin e shtet-formimit duke ngritur pengesa në integrimin e Kosovës deri në ngritjen e cështjeve sensibilizuese për krijimin e gjykatave speciale për të dënuar luftëtarët e lirisë në mbrojtje të popullsisë së pafajshme gjatë ushtrimit të genocidit nga regjimi famëkeq i Miloshevicit.
Sfida më e madhe për Republikën e Kosovës është respektimi i raportit që institucionet e saj të pavarura duhet të krijojnë me institucionet ndërkombëtare në funksion të ushtrimit të sovranitetit të brendshëm. Në sistemin botëror multipolar që ekziston sot, Doktrina Trump që përfaqëson doktrinën e shtetit më të fuqishëm në botë njeh si bazë të funksionimit të rendit ndërkombëtar sovranitetin e vetë kombeve. Megjithatë presioni edhe në ndonjë rast i Administratës Amerikane është për të mos respektuar sovranitetin por për të gjetur zgjidhje të negociueshme. Ky nuk është rasti tipik i ‘deep state’ kur administrata i del kundër presidentit, por i protagonizmit për t’i shërbyer pa njohur në thellësi situatën rajonale.
Rasti më tipik është presioni ndaj qeverisë së re Kurti, e cila ka dale nga zgjedhjet popullore të 2019-ës. Përvec realizimit të politikave të saj, qeveria Kurti duhet të menaxhojë presionin e jashtëm dhe të brendshëm për një marrëveshje me Serbinë, për të respektuar si vullnetin e popullit ashtu edhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë. Nonsensi arrin në ndonjë rast kur diskutohet seriozisht edhe për ndonjë deklaratë të djalit të presidentit që nuk ka të bëjë me pushtetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo të kujton mentalitetin lindor të respektimit të farefisit në punët e shtetit.
Në vend të përfundimit
Problemi i respektimit të vullnetit të komunitetit ndërkombëtar qëndron në vulnerabilitetin e një qeverisje demokratike. Shumë herë kemi dëgjuar në parlament që kryetari i mazhorancë përdor deklarimet e ambasadave për të certifikuar veprimet e tij. Në Kosovë i bëhet presion qeverisë se po prishet me SHBA-në, që nuk po zbaton porosinë e një të dërguari special i cili kërkon të ketë sukses duke u ngritur mbi interesat e një populli të tërë. Po sikur të vijnë demokratët në pushtet dhe ata të kërkojnë llogari që politikanët kosovarë nuk respektuan legasinë e Presidentit legjendar Klinton?
Amerika është institucion dhe shembulli më i lartë i zbatimit të demokracisë, prandaj përpara se të flasim në emër të saj, të zbatojmë doktrinën e presidentit Trump për sovranitetin. Ata që do të vazhdojnë të përdorin Amerikën mbeten klientelistë që punojnë në përfitim të pushtetit të tyre personal.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38