Flash News

KRYESORE

“Loja, shembja e qiellit”, romani i shkrimtarit Bashkim Shehu në duart e lexuesit italian

Ka nisur qarkullimi në Itali i romanit të shkrimtarit shqiptar, Bashkim Shehu, “Loja, shembja e qiellit”. Romani është përkthyer në italisht nga Paolo Rago me titullin “La rivincita” (Shpagimi) dhe është hedhur në qarkullim nga Botimet Rubbettini.

Me këtë roman, shkrimtari Bashkim Shehu mori çmimin letrar “Balkanika”, si shkrimtari më i mirë i Ballkanit për vitin 2015.

Çmi tjetër që ka marrë ky roman janë çmimi special i jurisë të Prix Méditerrané Etranger, më 2018, pas botimit të tij në frëngjisht.

Më 27 qershor u bë edhe prezantimi i parë i këtij romani në Fano, në Itali, në prani të autorit Bashkim Shehu dhe me mbështetjen e prof. Matteo Mandala, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar "Passaggi".

Romani "Loja, shembja e qiellit" u botua në shqip nga Botimet Toena në vitin 2013 dhe po gjatë këtij viti u vlerësua me çmimet: "At Zef Pllumi" dhe "Autori më i mirë i vitit".

Të fundit