Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Loja vazhdon”, Basha: Arresti i shtëpisë për Tahirin s’është vendim i drejtësisë
Masën e dhënë ndaj ish ministrit Saimir Tahiri nga Gjykata e Krimeve të Rënda, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e sheh si vendim të drejtësisë.
Ashtu siç u shpreh dhe më herët pas shkarkimit të Besim Hajdarmataj, Basha thekson se kjo është lojë Rama-Tahiri dhe kjo lëvizje është vendim politik i kryeministrit.
“Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një”, shprehet ndër të tjera kryetari Basha.
Reagimi i Plotë i Lulzim Bashës:
Loja Rama –Tahiri vazhdon.
Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.
Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.
Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.
Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një.